Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Nëse nuk mbroni Edi Ramën dhe PS, harrojeni SPAK-un

Rama: Nëse nuk mbroni Edi Ramën dhe PS, harrojeni SPAK-un

Vendimi për të lënë në burg Veliajn, duket se e ka bërë akoma më të papërmbajtur kryeministrin Rama.

Në komunikimin ‘live’ nga Facebook-u, Rama deklaroi me dorë të hekurt se nëse nuk mbroni Edi Ramën dhe PS, atëherë nuk do të ketë SPAK.

Rama: Statusi i Veliajt sot tregon këtë. Për të gjitha ata që thonë ç’pati Rama, u tërbua, iu vërsul SPAK, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama… Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS harrojeni SPAK, nuk kemi SPAK.  Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Nuk do kishte as diskutohet, por as s’ka. Sepse bufi i kënetës e thotë, më jepni votën të shkrij SPAK.

Kryeministri është i bindur se gjyqtari nuk ka prova për Veliajn dhe se sipas tij nuk ka një çështje konkrete korrupsioni me një të pandehur.

Të fundit