Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Brukseli: Ky është fillimi i fundit, populli shqiptar nuk u dorëzua së ndjekuri rrugën evropiane

Rama nga Brukseli: Ky është fillimi i fundit, populli shqiptar nuk u

Nga Brukseli, ku sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama i drejtoi falënderimet e tij për zhbllokimin e negociatave presidentit francez Emmanuel Macron.

Në konferencën e përbashkët me dy homologun çek dhe atë maqedonas, si dhe në praninë e presidentes së KE-së Ursula Von der Leyen, Rama theksoi se hapi i sotëm është fundi i fillimit.

Kryeministri tha nga Brukseli se do të punojë fort për të ngritur një Shqipëri evropiane dhe një Ballkan të hapur dhe të fortë.

Në përfundim, Rama falënderoi popullin shqiptar “që nuk u dorëzua së ndjekur rrugën evropiane”.

“Lufta nga ana tjetër krijuan një situatë të vështirë. Falenderoj Peten që është sot këtu i pranishëm për të shtyrë përpara integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është fillimi i fundit por është fundi i fillimit. Situata është kjo që është dhe është mirë kështu si është. Ne duam të ngremë një Shqipëri europiane dhe të fortë në një Ballkan të hapur dhe të forte”,

Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive, por pa të cilën nuk do të ishim këtu dhe kjo është ish-kancelarja Angela Merkel.

Ajo ka ditëlindjen dhe do të doja t’i uroja gjithë të mirat. S’do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, ekipit të presidentit Macron, të cilët kanë punuar pa lodhur që të mbërrinim në përfundimin francez që shtroi rrugën për zhbllokimin e një ngërçi absurd. Falenderoj gjithë popullin shqiptar që kurrë nuk u dorëzua së ndjekuri rrugën evriopiane”, tha Rama.

Të fundit