Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Brukseli: Nuk pres asgjë, 26 vendet e BE-së shohin si yjet

Rama nga Brukseli: Nuk pres asgjë, 26 vendet e BE-së shohin si yjet

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Samitin e BE-së, ku ka dhënë një prononcim për mediat para se të hynte në takim. Në të njëjtën linjë me një reagim ët bërë më herët në rrjetet sociale, Rama thotë se nuk është aspak optimist për çeljen e negociatave.

Ai ka nënvizuar se dy vende të NATO-s po mbahen peng nga një tjetër vend anëtar i kësaj organizate, teksa në Europë po zhvillohet një luftë e nxehtë.

“Unë ja kam thënë dhe po e përsëris përkundër optimizmit të ngutur të këtyre në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë  ë lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një luftë të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet”, thotë Rama.

Të fundit