Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Durrësi: Ka dyshime se varianti i Afrikës së Jugut dhe ai britanik ka hyrë në vend, është më vdekjeprurës

Rama nga Durrësi: Ka dyshime se varianti i Afrikës së Jugut dhe
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka cituar ekspertët se ka dyshime të forta se variantet e reja të Covid-19 nga Britania dhe Afrika e Jugut kanë mbërritur edhe në vendin tonë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Durrës, Rama tha se këto dy variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe janë më vdekje prurës, por sërish hedh poshtë mundësinë e mbylljes së vendit.

Këto dy variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe janë më vdekje prurës. Ne duhet të zbatojmë masat. Nesër komiteti teknik do mblidhet. Qëllimi është të rrimë në ekuilibër sepse duhet të mbajnë ekuilibër mes ekonominë, anës psikologjike dhe shëndetit. Nuk mund të mbyllemi nëpër shtëpia derisa të mbarojë kjo punë. Nuk duhet të marrim më qafë njerëz me veprime skandaloze kur gjëja është shumë e qartë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për mbërritjen e dozave të dyta të vaksinave nga Pfizer gjatë muajit shkurt.

Me ardhjen e dozave të shkurtit ne do të fillojmë paralelisht edhe me të moshuarit 80 + dhe pastaj do të zbresim 75, 70 vjeç e me radhë”, tha Rama.

Të fundit