Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama niset drejt Romës, synon njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali

Rama niset drejt Romës, synon njohjen e pensioneve të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat, ku i kërkoi drejtësisë të jepte vendimin më ekstrem për autorin e vrasjes së 8-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Fier.

Komunikimi për mediat erdhi para nisjes së tij për në Itali. Këtë e bëri me dije vetë Rama, i cili përveç deklaratës për ngjarjen e rëndë, deklaroi se do të shkojë në Romë për të takuar homologun e tij, Mario Draghi.

Rama bëri me dije se njohja e pensioneve të qytetarëve shqiptarë në Itali do të jetë fokusi i bisedimeve. Ai shtoi se ky është një proces i vështirë.

"Dua ta bëj me dije sepse ka një kërkesë gjithmonë dhe më këmbëngulëse nga bashkëqytetarët tanë në Itali se në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin Mario Draghi do të jetë njohja e pensioneve të tyre.

Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë", tha Rama.

Të fundit