Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama njofton ndryshim të ligjit për investitorët strategjikë

Rama njofton ndryshim të ligjit për investitorët strategjikë

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth zhvillimi turistik në vend në Asamblenë Kombëtare të PS.

Rama paralajmëroi edhe ndryshime të ligjit për investitorët strategjikë, vendas dhe të huaj.

“Ka qenë një e përpjetë e gjatë dhe e mundimshme, e cila na shërben vetëm për të vazhduar ngjitjen nga një pikënisje e re, duke parë në sy të gjitha të metat. Ne nuk mund dhe nuk duhet të jemi vendi ekskluziv i turizmit masiv, nëse nuk e diversifikojmë natyrën e turistëve që presim në vendin tonë. Turizmi i konsumit mesatar dhe të ulët, nuk duhet të jetë kurrsesi burimi i vetëm i të ardhurave.

Investitorët vendas kanë dhënë shumë deri këtu, por duhet të kërkojmë më shumë edhe prej tyre, se bëhen hotele me mermer, dhe harrojnë të vënë largimin e ujërave të zeza. Për të gjithë investitorët seriozë vendas apo të huaj ne do tju japim fund burokracive, do të jetë një qilim rregullash të forta, të qarta dhe të thjeshta. Do të ndryshojë edhe statusi për investitorët strategjikë.

Fshatrat turistikë me shtëpi prapanicë më prapanicë, duhet të jenë një histori e të shkuarës, Ndërtimet e reja duhet të përmbushin kriteret, jo nga nevoja e konkurrencës mes Palasës dhe Gjirit të Lalëzit”, tha ai.

 

 

Të fundit