Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama njofton mbërritjen e 90 mijë e 800 vaksinave në fundjavë

Rama njofton mbërritjen e 90 mijë e 800 vaksinave në
Foto ilustruese

Të shtunën dhe të dielën në vendin tonë do të mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina nga AstraZeneca.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në profilin zyrtar.

Ai thekson objektivin se brenda majit do të vaksinohen 500 mijë persona.

"Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështirë", shkruan ndër të tjera ai.

Disa orë më parë ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu tha se të shtunën pritet të vijnë 40 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca.

Deri më tani janë vaksinuar 300 mijë persona dhe kanë mbërritur më 396,560 vaksina anti-Covid.

Të fundit