Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk i harron dy satelitët: Do të vijnë brenda vitit, morën më shumë kohë sesa e kishim parashikuar

Rama nuk i harron dy satelitët: Do të vijnë brenda vitit,

Kryeministri Edi Rama nuk e ka harruar projektin e tij për ngritjen e satelitëve në hapësirë. Në një aktivitet me fokus bujqësinë, kreu i qeverisë tha se projekti ka marrë më shumë kohë sesa ishte parashikuar, duke shtuar se do të përfundojë brenda këtij viti.

"Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar, do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat, naftën do ta marrësh por duhet të sjellësh faturat", tha Rama.

Pak ditë më parë u shkarkua nga detyra Sekretari i Përgjithshëm në ministrinë e Mbrojtjes, Ardian Kamenica. Dyshohet se arsyeja e shkarkimit të tij është se nuk realizoi projektin për ngritjen e dy satelitëve në hapësirë.

"Do çojmë dhe satelitë në orbitë, qeshni po kur të shikoni satelitët 'Shqipëria në Orbitë' dhe jo mandatin tjetër, por vitin tjetër, satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2', qeshni por do i shikoni atje në orbitë", tha Rama në tetor të vitit të kaluar.

 

 

 

Të fundit