Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk iu ndahet takimeve të Bashës: Rrumpallë kriminale dhe anti-shtet, organizojnë dasma pa nuse

Rama nuk iu ndahet takimeve të Bashës: Rrumpallë kriminale dhe
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët në Rrogozhinë. Ai është ndalur sërish te takimet dhe pritjet e kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama akuzoi PD se po rrezikon shëndetin e qytetarëve, duke krijuar grumbullime.

Ai ka shkuar më tej me akuzat ndaj kryedemkoratit dhe PD-së. Sipas tij, ndërkohë që opozita po krijon vatra infeksioni, PS ka ngre ato të vaksinimit.

"Ajo që po bën Lulzim Basha së bashku me ata që organizojnë dasma pa nuse është e turpshme. Ato janë vatra të infektimit, ndërkohë që ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra të vaksinimit.

Ata janë anti-shteti, ata janë rrumpalla, janë dëmi që rri gjithmonë si kërcënim. Janë aty me gishta, me flamuj, me ulërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të ndërroj jetë”, tha Rama.

Të fundit