Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk tërhiqet nga mbyllja e TikTok-ut: Do na duhen 6-8 javë

Rama nuk tërhiqet nga mbyllja e TikTok-ut: Do na duhen 6-8 javë

Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga mbyllja e TikTok-ut.

Nga konferenca e fundit me gazetarët për vitin 2024, Rama u shpreh se vendimi do të zbatohet sicc është paralajmëruar. Ai tha se do të duhen 6-8 javë për t’u arritur.

“Kemi një situatë që ju e njihni, lidhur me TikTok-un. Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”, deklaroi Rama.

Të fundit