Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon Metën: Zhvillon fushatë skutash me subjektet e OFL, premton se do i nxjerrë njerëzit nga burgu

Rama sulmon Metën: Zhvillon fushatë skutash me subjektet e OFL,

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish presidentin Ilir Meta.

Nga takimi i radhës elektoral në Sarandë, Rama tha se presidenti është kandidat informal i opozitës në qarkun e Vlorës dhe sipas tij takohet skutave me subjektet e OFL.

E nëse në kohët e mëparshme personazhet që shkaktuan këto dhimbje të mëdha janë personazhe të historisë, personazhet e rastit të fundit janë jo vetëm gjallë por aktivë dhe janë zgjedhja tjetër në këto zgjedhje. Saliu dhe partia e tij me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe Ilir Metës.

Meta që është president për fatkeqësi dhe ka vendosur informalisht kandidaturën këtu në Vlorë. Zhvillon fushatë skutash me subjektet e OFL, premton se do u nxjerrë njerëzit nga burgu. Me atë Leskon mbledh këtu fuçitë e rakisë dhe prokuror e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vetting janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hienash”, u shpreh Rama.

Të fundit