Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon sërish Albin Kurtin: S’mund të jetë e gjithë bota gabim dhe ai të ketë gjithmonë të drejtë

Rama sulmon sërish Albin Kurtin: S’mund të jetë e

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish me rezerva për homologun kosovar, Albin Kurti, duke u shprehur se “s’mund të jetë e gjithë bota gabim gjithmonë, ndërsa ai të ketë të drejtë”.

Në një konferencë për mediat, Rama theksoi se Kosova sot ekziston falë SHBA-ve dhe BE-së.

“Pa BE dhe SHBA, Kosova s’do ekzistonte fare si shtet, si u bë Kosova shtet, kush e bëri, kush e njohu, kush e vendosi në tryezë zgjidhjen përfundimtare?”, u shpreh Rama.

“1000 herë të kthehem mbrapa, sërish atë do bëj, sepse është e drejtë. Nuk mund ta ketë gjithë bota gabim gjithmonë dhe ta ketë Albin Kurti të drejtë gjithmonë, nuk është e mundur kjo, aq më tepër kur dihet kush janë palët dhe sot unë po bëj atë që kam bërë herë të tjera. Nuk jam njeri që symbyllur pranoj çdo gjë që thonë miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë”, tha Rama

Të fundit