Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sërish ofertë Bashës: Mandatin e tretë duam t’ia kushtojmë bashkimit, jo sherreve

Rama sërish ofertë Bashës: Mandatin e tretë duam t’ia

Kryeministri Edi Rama i ka vënë theksin shtrirjes së dorës së bashkëpunimit me Partinë Demokratike në mandatin e tretë që PS mori për qeverisur sërish në 4 vitet e e ardhshme.

Gjatë fjalës së tij të parë pas rezultatit të fitores, Rama tha se është kohë që me PD të ketë bashkëpunim për të lartësuar Shqipërinë dhe për të lënë mënjanë sherret e ndasitë politike.

“Nëse bashkojmë forcat me PD kjo dekadë do hyjë në histori, por edhe për cfarë nuk vazhduam të bëjmë kundër interesit të saj dhe qytetarëve.

Dy ndasitë e mëdha që e bëjnë të rrëshqitshme tokën nën këmbët e Shqipërisë, janë shumë të vështira për ty kapërcyer.

Po kaq e tmerrshme është të mos përpiqemi ti kapërcejmë. E para, e hapur në luftën botërore, komunistë e nacionalit. E trashëguar pre komunizmit si mallkim që na ndjek duke i përçarë shqiptarët deri në fshatin më të largët, i bëjnë të harrojnë se janë shqiptarë.

Për mua demokratët janë shqiptarë, më pas me PD. Ndaj s’ka ku rri e keqja e madhe që të flasim shqip me njëri tjetrin sikur jemi armiq.

Sot mungon edhe dikush që punoi për këtë fitore, miku ynë i shtrenjtë Bashkim Fino. E imagjinoj duke qeshur atje lart, dhe duke duartrokitur bashkë me ne për fitoren, por u desh të ikte nga kjo botë.  

Ndasia tjetër është ajo që duket edhe sot në hartën elektorale, e ushqyer politikisht. Shqipëria është një nga jugu në veri.

Është ora për t’ja shtrirë dorjen PD, se mandatin e tretë duam t’ja kushtojmë bashkimit dhe jo ndasive, punës dhe jo sherreve, lartësimin e Shqipërisë. Politika na ka ndarë, por mund të na bashkojë se është  vetmja fuqi mbi tokë se bën edhe luftën edhe paqen, edhe dhunën edhe punën, përçarjen dhe bashkimin.

 Ta vëmë politikën në dispozicion të Shqipërisë, është shumë e vogël për të mos u bërë ajo që meritojnë shqiptarët, do ta bëjmë ne shqiptarët e kësaj dekade përtej pandemisë, duke nisur punën që nesër me një vrull që nesër, nga shërimi i plagëve të tërmetit dhe shporrja e virusin si dhe duke nisur ta luftojmë armikun brenda vetes që na fton përditë në rrugën e shkurtër, të ndasisë mes nesh”, tha Rama.

Të fundit