Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama para grave të Tiranës: Kam bërë botox, fytyra ime shkëlqen më shumë se lëkura e Fevziut

Rama para grave të Tiranës: Kam bërë botox, fytyra ime

Kryeministri Edi Rama po zhvillonë sot fushatën elektorale në kryeqytet me gratë dhe vajzat e Tiranës.

Sapo Rama mori fjalën, dha “lajmin e fundit” që ka bërë botox. Sigurisht këtë e thotë duke ironizuar mediat të cilat kanë shkruar për të dhe për botox-in në fytyrën e tij.

“Lajm i fundit ështe që unë kam bërë botox. Është lajm i fundit i mediave që i bëjnë botox partise se Lulit, fushatës së Lulit, sondazheve të tyre dhe nuk lënë laps pa i shtuar çdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë. Për t’ia zhgarravitur çdo ditë faqen këtij vendi”, tha Rama.  Ai shtoi më tej, “fytyra ime shkëlqen më shumë sesa lëkura e Fevziut”.

Rama tha se fytyra e tij shkëlqen pasi është dielli që ka filluar të shkëlqejë sërish në Shqipëri.

“Dielli që shkëlqen në sytë e qindra gjyshërve që marrin vaksinën dhe hapin derën për fëmijët  e tyre”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se mban përgjegjësi për fytyrën e tij dhe se ndihet “jashtëzakonisht mirë sot që atyre që merren me botox u jam dukur me botox sepse fytyra ime reflekton atë çlirim që sot po shtrihet me një shpejtësi të madhe në qindra mijëra zemra shqiptare”.

Rama para grave të Tiranës: Kam bërë botox, fytyra imeRama para grave të Tiranës: Kam bërë botox, fytyra ime

 

 

Të fundit