Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pas mbledhjes së qeverisë: Paga mesatare do të shkojë 900 euro brenda një viti; kategoritë që përfitojnë

Rama pas mbledhjes së qeverisë: Paga mesatare do të shkojë

Kryeministri Edi Rama konfirmoi rritjen e pagës mesatare në Shqipëri në nivelin e 900 euro, vendim ky i marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Rama tha për mediat se rritja e pagës mesatare do të arrihet brenda vitit duke shkuar nga 563 euro në 900 euro.

“Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardha se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro”, tha Rama.

Rama prezantoi edhe kategoritë të cilat përfitojnë nga rritja e pagës. Kryeministrit tha se për mësuesit pagat do të rritet në mbi 100 mijë lekë, pedagogët përfitojnë rritje me 20% dhe infermierët do të arrijnë një rritje prej 87 mijë lekësh.

“Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme tu them infermierëve të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh”, deklaroi Rama.

Të fundit