Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për Dibër nga Rruga e Arbërit: Edhe pak ëndrra 100 vjeçare është realitet

Rama për Dibër nga Rruga e Arbërit: Edhe pak ëndrra 100

Kryeministri Edi Rama është nisur për Dibër, ku do të zhvillojë takimin e sotëm Elektoral në Peshlopi e Burrel.

Ai nuk ka mbajtur nga rruga e vjetër, por nga rruga e re e Arbërit, ku vijojnë akoma punimet.

Teksa kalon në një nga tunelet, Rama shkruan “Për Dibër nga Rruga e Arbërit Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet”.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë premtuar që punimet në Rrugën e Arbërit do të përfundojnë para zgjedhjeve.

 

 

Rruga e Arbërit ka qenë premtim i të gjithë politikanëve në fushatat zgjedhore. Rruga e re Tiranë-Peshkopi do të shkurtojë kohë dhe kilometra, nga 180 që është aktualisht e vjetra, në 75 kilometra.

Të fundit