Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për situatën në PD: Sot nuk ka dy parti, por një sistem bravash dhe klithmash

Rama për situatën në PD: Sot nuk ka dy parti, por një sistem

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe situatën e krijuar në kampin blu. Gjatë konferencës për media, ku prezantoi nismën e re të qeverisë, kryeministri tha se në Shqipëri nuk ka dy parti, por një sistem bravash dhe klithmash.

Duke "injoruar" situatën, ai tha se nuk do të merret me këtë sisitem, por me mandatin e tretë që fitoi më 25 prill.

“Ju flisni për dy parti. Sot në Shqipëri aktualisht nuk ka dy parti. Sot ka një sistem komplet disfunksional bravash, klithmash, shqelmash dhe konfuzin publik i përditshëm. Unë nuk kam ndërmend të humbas kohën më këtë sistem. Më kanë besuar mua dhe PS për një mandat të tretë dhe ne do e përdorim këtë mandat për të bërë më të mirën për shtëpinë e përbashkët”, tha Rama.

 

Të fundit