Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për zgjedhjet: Basha nuk fiton, do i qëndrojë besnik profilit të humbësit. Paralajmëron zhvillime për “Ballkanin e Hapur”

Rama për zgjedhjet: Basha nuk fiton, do i qëndrojë besnik

Në bashkëbisedimin që ka bërë me gazetarët në Washington, kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund të fitojë asgjë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ai tha se Basha do i qëndrojë besnik profilit të tij humbës, ndërsa u ndal te aeanca mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.

“Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë, asnjëherë në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik sërish profilit të vetë, të humbasë përsëri. Aleanca përmes atyre të dyve është reale dhe është në veprim dhe do intensifikohet në vijim që të përkufizohet ngjashmëria e tyre në raport me planetin”, tha Rama.

Ky i fundit paralajmëroi zhvillime të reja për nismën “Ballkani i Hapur”, ndërsa deklaroi se ka marrë mbështetjen administratës amerikane.

“Jam shumë i kënaqur që administrata e re amerikane e ka mbështetur plotësisht. Është 100% në mbështetje të “Ballkanit të Hapur” dhe jam i bindur se në muajt në vijim do të kemi gjëra të reja në “Ballkanin e Hapur”. Kemi folur me Blinken për “Ballkanin e Hapur” dhe mbështetja është 100%”, tha Rama.

 

Të fundit