Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama përmbyll fushatën në Vlorë, mesazh Metës: Të dielën tregojini që nuk ka parë gjë akoma

Rama përmbyll fushatën në Vlorë, mesazh Metës: Të

Partia Socialiste ka zgjedhur Vlorën për të përmbyllur fushatën elektorale të 25 prillit.

Që në nisje të fjalës, Rama u kërkoi vlonjateve që të dielën, ditën e votimeve, se ‘nuk ka parë gjë akoma.  

“Sot ju kërkoj ju që të gjithë atyre që para se të jenë socialistë, demokratë, të majtë, të djathtë, të kënaqur, të pakënaqur, janë vlonjatë, që të dielën t’i tregojnë tërë Shqipërisë dhe sidomos atij turpi kombëtar që quhet president, që nuk ka parë gjë akoma.

Më pyeti një ditë Damiani, më tha ore na mbeti Likja në Vlorë, i thash është ajo puna e derës së xhamisë, ka shkuar te dera e xhamisë dhe në 25 prill Vlora do ja lërë përgjithmonë historisë, atë, Saliun, Lulin, Monikën dhe tërë paçavuret që na janë qepur mbrapa 30 vite”, tha Rama.

Kujtojmë se Vlora është kthyer në një arenë debatesh dhe replikash, pasi presidenti Meta është zhvendosur në këtë qytet, sipas tij për të parandaluar vjedhjen e votave nga kandidati i PS, Damian Gjiknuri.

Të fundit