Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama përsërit refrenin e njëjtë: Një ditë do të martohemi me BE-në

Rama përsërit refrenin e njëjtë: Një ditë do

 

Teksa ndodhet në Berlin në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, kryeministri Rama ka folur edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për të cilin ka një refren të vazhdueshëm.

Rama vijon të përmende “martesën’” e famshme mes BE-së dhe Shqipërisë që duket se nuk po arrihet dot. Këtë frazë kryeministri shqiptar e ka përmendur vazhdimisht në takime me zyrtarët e lartë të BE-së, dhe jo vetëm.

Ndër të tjera, ai është shprehur me bindje se një ditë Shqipëria “do të martohet” me BE-në.

“Nëse ka një dallim mes vendeve të BP që kanë nuk kanë një traditë të shtetit dhe vendeve të tjera në kontinente të tjera është që në kemi bekimin që kemi BE, që është një burim mahnitës informacioni për këtë. Të kesh mundësi ta përdorësh këtë dije, për të ndërtuar një shtet një demokraci funksionale, ky është objektivi. Më pas se a jemi sot zyrtarisht anëtar, ose nesër, kjo nuk varet nga ne. Më duhet rrëfej po ashtu se jam ndjerë herë-herë i traumatizuar nga procesi i pafundëm i çeljes së negociatave. Jam i sigurt që po martohemi një ditë me BE, por se kur, këtë nuk e di,” tha Rama.

 

Të fundit