Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Polemikat për Ballkanin e Hapur nuk më shqetësojnë fare, me Kosovën do bëjmë plot punë të mira

Rama: Polemikat për Ballkanin e Hapur nuk më shqetësojnë

Kryeministri Edi Rama u ndal në nismën ‘Ballkani i Hapur’ gjatë fjalës së tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisëse, duke e cilësuar si një projekt që i duhet rajonit.

Rama tha se akuzat e ndaj qeverisë dhe ndaj tij personalisht si nga Prishtina dhe nga Tirana nuk e shqetësojnë aspak për vijimësinë e nismës në mandatin e tretë, ndërsa shtoi se me Kosovën, e cila e ka refuzuar këtë projekt, do të bëhen shumë punë të mira në bashkëpunim.

"Jemi krenarë për cfarë është bërë në fushën e mbrojtjes dhe punët e jashtme të këtij vendi gjatë mandati që mbyllim.

Reputacioni ndërkombëtar i vendit dhe besueshmërisë nga aleatët, përfshirja e diasporës si asnjëherë më parë në marrëdhëniet me qeverinë, seriozitetin që e marrin Shqipërinë në çdo instancë ndërkombëtare , imazhi vendit nuk kanë asnjë krahasim fare më vitin 2013, ku sot janë shumë më lartë edhe se 2017.

Kjo qeveri e mbylli mandatin me realizmin e të gjitha kushtet për negociata dhe me hapjen e një projekti të ri si një prej nismëtarëve për Ballkanin e Hapur.

Polemikat për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje personalisht si nga Prishtina dhe nga Tirana nuk më shqetësojnë fare e nuk duhet të na shqetësojnë si forcë qeverisë në mandatin e tretë. Ka shumë zjarr të ndezur për qëllime politike të ditës, por ne do vazhdojmë para dhe se kam besim se me qeverinë e Kosovës do të bëjmë plot punë të mira pavarësisht mosdakordësse me Ballkanin e Hapur", tha Rama

 

 

Të fundit