Flash News

Ditari i Maxhorancës

E bojkotoi në Kuvend, Rama pret Vjosa Osmanin në kryeministri

E bojkotoi në Kuvend, Rama pret Vjosa Osmanin në kryeministri
Kryeministri Edi Rama ne takim me presidenten e Kosovës në Detyrë, Vjosa Osmani

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidenten e Kosovës në Detyrë, Vjosa Osmani.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama poston disa foto nga takimi, që siç duket është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë.

Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, shkruan Rama.

E bojkotoi në Kuvend, Rama pret Vjosa Osmanin në kryeministri

Osmani ndodhet në Tiranë në një vizitë tre ditore.

Një ditë më parë u takua me presidentin Meta, ndërsa sot mbaji një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku ndër të tjera tha se “Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit evropian vendosja e çdo barriere komunikimi mes dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë.

Na lini të vijmë në Kosovë ashtu siç deshëm të vijmë të parët tanë, ashtu siç deshëm ne dhe do duam të vijnë të parët tanë. Ju ftoj të punojmë që edhe flamuri i Kosovës të valvojë edhe në OKB dhe Nato krahas atij të Shqipërisë dhe të ecim me hapa të sigurt”.

Po ashtu, Osmani një ditë më parë mbajti të njëjtin qëndrim si një vit më parë, duke dalë kundër Mini-Shengenit Ballkanik, pjesë e së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Të fundit