Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dështimi i furnizimit me ujë, Rama 'lan duart': Kemi bërë investime, por paaftësia e ndërmarrjeve çoi në katastrofë

D

Dështimi i furnizimit me ujë, Rama 'lan duart': Kemi

Ashtu siç paralajmëroi, sot, kryeministri Rama prezantoi nismën për krijimin e të ashtuquajturit Operatori Kombëtar i Ujit.

Në fjalën e tij, teksa foli për një premtim të parealizuar siç është furnizimi 24 orë me ujë, fajin ia hodhi ndërrmarrjeve të menaxhimit duke i akuzuar se paaftësia e tyre e çoi situatën në një katastrofë.

“Ndërkohë që paralelisht ne nga ana jonë, kemi bërë investime masive. Nga 4 zona që furnizoheshim me ujë 24 orë në 2013 dhe me humbje në rrjet që shkonin afro 70%, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por është ndryshe në raport me atë që ishte, jo në raport me sfidën që kemi, aq më tepër në kushtet kur duam të shkëlqejmë në turizëm dhe kur volumi i kërkesës për ujë, posaçërisht në sezonin e pikut turistik rritet në mënyrë marramendëse, ndërkohë që kapaciteti për furnizim është tërësisht i pamjaftueshëm dhe niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor është i frikshëm”, tha Rama.

Kryeministri vijoi më tej duke vënë në dukje ‘paaftësinë e menaxhimit’ nga ana e Ujësjellësave duke vendosur në qendër të kritikave sërish Vlorën. Ai i ka cilësuar ndërmarrjet e shopërndarjes së ujit si "çeta" që sipas tij, kanë grumbulluar vetëm borxhe.

“Fragmentimi në emër të decentralizimit të sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë, borxhet e larta, paaftësia në menaxhim lidhur me politizimin ekstrem të burimeve njerëzore në këto ndërmarrje dhe mungesa e ekspertizës e shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje sollën situata shumë të pajustifikueshme. Raporti i bërë nga ekipi për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papëregjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qënë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi. Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdor, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe. Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale.”, deklaroi Rama.

Të fundit