Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Princi i Kurorës interes për të investuar në Përmet, Turqia do na japë ‘dorë’ për Gjirokastrën e Beratin

Rama: Princi i Kurorës interes për të investuar në

Kryeministri Edi Rama ka folur për investimet nga të huajt në qarkun e Gjirokastrës.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama thotë se grupi i ngarkuar nga princi i kurorës ka shprehur interes për të investuar në Përmet

"Grupi i ngarkuar nga princi i kurorës ka shprehur interes për të investuar në Përmet. Lidhet me disa faktorë. Kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një vend me potencial më të madh të turizmit nga dekada e ardhshme, sipas tyre ka disa karakteristika të veçanta, që nga lumi poshtë deri te pyjet e mrekullueshme lart.

Nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cenojnë peizazhin apo natyrën, duan të investojnë në strukturuar fermash, ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë shtëpi, vila ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe kultivimin, paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit.

Ata e konsiderojnë zonën si për pushime, ju e dini ata arabët bëjnë shumë pushime se kanë naftë shumë. Mbase u zgjata shumë por kjo është perspektiva për Përmetin. Ishte shumë të qeshur se i bëmë një tur dhe kur vajtëm në Përmet thanë ramë rehat se njerëzi ishin të urtë", tha Rama, i cili tha se përvoja e turqve në restaurim dhe kapacitetet financiare mund të japin një dorë në Gjirokastër dhe Berat.

Ne kemi bërë një marrëveshje me Turqinë për të investuar në mënyrë të konsiderueshëm te objektet e trashëgimisë kulturore, ata kanë ndërhyrë në objektet e kulti, ajo që i kam kërkuar prej disa kohësh është që eksperienca e tyre në restaurimin e zonave historike dhe kapacitetet financiare janë në kushtet që të japin një dorë dhe këu. Kemi rënë dakord për Beratin dhe Gjirokastrën të japin një dorë”, tha kryeministri.

Të fundit