Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama publikon videon humoristike me dy aktorët shkodranë: Emrin? Edona pra, një vajzë e dona

Rama publikon videon humoristike me dy aktorët shkodranë: Emrin?
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video humoristike, duke kërkuar nga qytetarët që të votojnë kandidaten e PS-së në Shkodër, Edona Bilalin.

Në video shfaqen dy aktorët e humorit Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari, njëri me flamurin e PD e tjetri të PS.

Ata nuk japin përgjigje për një sondazh që po realizohet, duke bërë humor se nuk i tregon as gruas së tij se për kë voton. Më pas çifti thotë se do një vajzë, dhe emrin t’ia vendos Edona, si Edona Bilali e PS.

Të fundit