Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama reagon sërish për tragjedinë e Himarës/ S'mban përgjegjësi shtetërore, sulmon opozitën dhe median

Rama reagon sërish për tragjedinë e Himarës/ S'mban

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tragjedinë e Himarës, duke sulmuar kritikët dhe kundërshtarët politikë, të cilët po kërkojnë përgjegjësi shtetëore dhe jo vetëm individuale.

Kjo pasi rasti i djeshëm që përfundoi me fatalitet, nuk ishte i vetmi, por i treti brenda pak javësh, duke rritur shqetësimin e mungesës së sigurisë në plazhe.

Rama shkruan në rrjetet sociale se: Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër, ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s'lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!

Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s'është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre!

Më tej shton se se shpreson që drejtësia t'i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi.

 

Të fundit