Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama refuzon certifikatën e mirënjohjes: Do na çonin në Portokalli me të drejtë

Rama refuzon certifikatën e mirënjohjes: Do na çonin në

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar një certifikatë e mirënjohjeje nga Urdhri i Infermierit, ndërsa mori pjesë në një aktivitet në ditën botërore të infermierëve.

Sipas Ramës, këtë certifikatë do vijë ta marrë kur infermierëve t’u rritet rroga 40%.

 ‘’Me lejen tuaj, nuk do ta marr certifikatën, e refuzoj sepse nuk më takon. Po duke qenë se ju nuk doni ta lini në siklet Presidenten, them të bëjmë një kompromis.

Certifikatën ta mbajë urdhri, do e marr pasi rroga të rritet 40% që të paktën të ketë një arsye. Të vij un këtu për tu përulur para jush dhe njeriu që merr vlerëismin jam unë, do na conin në Portokalli me të drejtë.

Pa vënë fare në dyshim që e keni menduar këtë punë. Unë nuk e marr këtë, sepse nuk e meritoj dhe jam shumë i sinqertë. S’ka shans të vij unë këtu sot, dhe i vetmi që ikën  me nderim jam unë, kjo nuk shkon.

Do e lë certifikatën tek urdhri. Llambën do e marr që duhet të shkosh të marrësh certifikatën. Do e marr kur të rritet paga e infermierëve 40% ‘’- tha Rama.

 

 

Të fundit