Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama rrëfen telefonatën me Mira Muratin: Masat ligjore përmes Chat GPT do ua lë si dhuratë për Vitin e Ri liderëve të BE

Rama rrëfen telefonatën me Mira Muratin: Masat ligjore përmes

Kryeministri Edi Rama ka treguar në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste bisedën dhe kërkesën për bashkëpunim me Mira Muratin, drejtuesen shqiptarë të Kompanisë ChatGPT, për të bërë të mundur rivendosjen e 280 mijë faqeve  me masa ligjore të BE në legjislacionin tonë.

Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate, një talent , Mira Murati. E dëgjuam të gjithë njëkohësisht bashkë me gjithë botën kur ajo mahniti me krijesën e inteligjencës artificiale ChatGBT.

Ju e dini si është jeta të gjithë kanë fiksimet e tyre, dhe unë timin, e kërkoj Mira Muratin dhe ajo më jep një takim telefonik. Mora guximin për t’i kërkuar ndihmë, për ta bërë Shqipërinë pjesë më shpejt të BE-së. Ajo qeshi sepse mendoi se po bëja humor. A është e mundur të fusim mijëra përkthyes dhe të shfrytëzojmë miliona, për të bërë gati malin e masave të BE-së nëpërmjet ChatGBT. Po më duket e mundur, mu përgjigj. Kështu nisi puna me të dhe grupin që iu krijua.

Sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur ta mbarojë mbledhja, do t’ia lë si kartolinë suksesin e modelit shqiptar të inteligjencës, për vendosjen e 280 mijë faqe masa të legjislacionit të BE-së. Modeli ynë revolucionar, nuk bën thjeshtë përkthim por edhe një sërë shërbimesh të tjera, por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik të gjithë thasëve të orizit”, deklaroi Rama.

 

 

Të fundit