Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ia le fajin ERE-s: Qeveria vendos fashën, ata caktojnë çmimin

Rama ia le fajin ERE-s: Qeveria vendos fashën, ata caktojnë

Pak pasi Enti Rregullator i Energjisë konfirmoi fashën 800 kWh për muajt nëntor dhjetor, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është ERE kompetente për shtrenjtimin e çmimit të energjisë.

Nga Bulqiza, Rama tha se ERE nuk vendos fashën, por është qeveria. Sipas Ramës,  ERE vendos sa është çmimi.

“ERE nuk vendos fashë, por kush e ka në administrim. Në administrim e ka shteti, e ka qeveria fjalën e vet dhe këtë nuk e vendos ERE. Ata vendosin vetëm sa është çmimi. Paguan 9.5 lekë, sot ka dalë çmimi i ri 44 lekë. Ne detyrohemi të dalim në import se e kemi shpjeguar 1 milionë herë se Shqipëria nuk i ka të gjitha burimet që i duhen për nevojat e veta. Shqipëria mund të plotësojë 75% të nevojave. Atje në treg, çmimi është çmend fare, por s’jua kemi sjellë askujt nëpër shtëpi. Me të çmendurit merremi ne, me çmimin që ishte para krizës e keni ju. Të gjithë diferencën do vijojë ta paguajë shtetit. Fasha 800 KËH do vendosej në tetor, por s’u vendos”, tha Rama.

Të njëjtën, gjë ka deklaruar edhe ministrja Balluku e cila tha se ERE nuk mund të vendosë aplikimin ose rritjen e çmimit të energjisë, por është qeveria ajo që e merr vendimin. 

Të fundit