Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama s’i ndahet opozitës: Të shkosh për lesh në emër të ndryshimit nga jeta në botën tjetër

Rama s’i ndahet opozitës: Të shkosh për lesh në

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën, teksa ka komentuar takimet elektorale që po zhvillon nëpër Shqipëri.

Nga Berati, Rama ka sjellë rastin e Malit të Zi, që sipas tij, kush mori pjesë në marshime pati pasoja, madje edhe deri në humbje jete.

Nga një anë kemi një bashkim forcash reaksionare , regresive që pretendojnë të sjellin ndryshim dhe sillen sikur është situatë normale. Mblidhen e krijojnë vatra infektimi, del më pas i pari, në fakt është i katërti i tyre, e thotë pse merren me mua.

U them njerëzve mos u afroni, por afron se më duan, duan të puthen me Covidin që të tregojnë se janë gati të vdesin për mua.

Si mund të merret përgjegjësi për drejtimin e vendit me këtë nivel paturpësie. Nëse ne bëhemi shkaktarë për të plagosur e humbur njerëz, në Malin e Zi marshime të kësaj natyre sollën transformimin e vendit nga Covid.

Plot nga ato njerëz që merrnin pjesë në ato marshime ndërruan jetë. Si mundet një parti që bën deklarata se Rama ka frikë përballë uraganit. Cilit uragan? Të shkuarjes për lesh kolektivisht në emër të ndryshimit nga jeta në botën tjetër? Unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve, e dëmin që ajo sjellje mund të bëjë në jetën e atyre që s’janë aty fare, gjyshërve, prindërve.

Nuk është rastësi që kur ata drejtonin Tiranën, ngeli Sahati. Në Cerrik kishte mbetur sahati i Cerrikut.

Pse Rama ik? Se nuk të mundim dot. Unë i kuptoj kalamajtë, me thonë fëmijët Rama ik se është i stresuar me mësuesen atje. Po këta goxha burra. Thonë ne kemi program serioz, do ulim prodhimin e qumështit, do rrisim prodhimin e djathit. Zgjidhja është me sapun”, thotë Rama.

 

Të fundit