Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘si ndahet SPAK: Gjuan cironka me dinamik, ‘peshkaqenët’ i japin leksion BE e SHBA. Durimi po soset!

Rama ‘si ndahet SPAK: Gjuan cironka me dinamik,

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me tone të ashpra SPAK gjatë fjalës që mbajti në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS.

Rama i bëri thirrje SPAK që të ‘zgjohet’ dhe të nxjerrë para drejtësisë të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata.

Është tallje shumë e madhe, që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe për vetëm një lloj peshku madje pa e pasur problem që të gjuaj dhe cironka me dinamik, por nuk ka as vullnet që ta përdor dinamitit për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, Europës, dhe zgjohen dhe ngrysen duke nxjerrë llum nga goja.

Durimi ynë po soset, i imi po, SPAK dhe ata që janë të interesuar që të bëjnë drejtësi në këtë vend, duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi vënë në vend dhe fakti që nuk kemi folur, por i kemi mbështetur për çdo veprim, dhe kur u bë veprimi i turpshëm i arkës së peshkut, shtrënguam dhëmbët, thirrja ime, që nuk është një thirrje partiake, por e asaj që ka udhëhequr reformën në drejtësi, zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni, dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë se Shqipëria është e turpëruar para një 'Non Grata që i bën karshillëk një botë.

Këtë turp ta mbaj SPAK, në deklaratën e DASH e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po deligjitomohet SPAK dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative", tha Rama. 

Të fundit