Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sqaron ftesën për Bashën: Nuk do të thotë që të dyja palët të ulen në një kabinet

Rama sqaron ftesën për Bashën: Nuk do të thotë që

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ftesën e vazhdueshme për bashkëpunim ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

I ftuar në “Opinion”, Rama thotë se ftesa për bashkëpunim nuk do të thotë se të dyja palët do të ulen në një kabinet.

Ça qeverie të përbashkët?! Unë flas për diçka tjetër. BE e ka Lulëzimi. Për të dyfishuar rrogat. Duhet të shkojmë përtej poetikës, duke e civilizuar. Do bëjmë çmos që të dalim dhe nga kjo pandemi politike. Bashkëpunimi midis qeverisë dhe opozitës bëhet i mundur në momentin kur PD merr goditjen e radhës, do humbas për herën e tretë, që i bie hera e pestë që nga 2013-ta. 5 humbje janë.

Ajo para kësaj ishte disfatë. Unë në atë moment shpresoj që PD do të reflektojë më në fund lidhur me vetveten. Do të kuptojë se ‘ti bjeri me një vrimë’ s’të çon asgjëkund, jo më në pushtet. Të jetë e hapur për të ndërtuar një bashkëpunim. Bashkëqeverisja mes opozitës dhe qeverisë, s’do të thotë që të dyja palët ulur në qeveri. Do të thotë një frymë që; ‘po’ duhet bashkëpunuar.

‘Po’ duhet t’i vëmë energjitë tona në funksion të shqiptarëve dhe jo në funksion të sherreve mes nesh. Duhet t’u japim arsye për t’i energjizuar. Mbi këto parime vendosen piketat se ku dehet të shkojmë më tutje duke vënë forcat bashkë në aspektin e mekanizmat. Pastaj në proces, janë hapa që kërkojnë vite. Si vë limit", u shpreh Rama. 

               

Të fundit