Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tallet me studentët e Mjekësisë: Ku gjeni kohë për kafe në Gjermani?

Rama tallet me studentët e Mjekësisë: Ku gjeni kohë për

Beteja mes studentëve të Mjekësisë dhe qeverisë nuk ka përfunduar, edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë ligjin që i detyronte ata të punonin në Shqipëri për 5 vite dhe në këmbim më pas, të merrnin diplomën.

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë një aktiviteti për kredi të buta, ka tentuar të vendosë në lojë studentët duke u shprehur se në Gjermani nuk do të kishin kohë as për kafe dhe madje, sipas Ramës, kjo e fundit andej do të jetë “lëng gështenje”.

"Ku e gjen në Gjermani kohën, vendin për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj-lloj muhabetesh dhe të mbash nëpër gojë dynjanë shqip?! Ku e gjen?! Po të mos ishte një pjesë e ëmbël e jetës, nuk do ishin kafet plot… që të mos flas për ata që kafen e pëlqejnë turke. Keni parë në Gjermani si është kafja? Lëng gështenjash! Po flas për perspektivën dhe po flas me shumë besim sepse e kam të bazuar në gjerat që punojmë përditë.Viti i ri po vjen, dhe… s’keni parë gjë akoma", deklaroi Rama.

Të fundit