Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thërret në podium patronazhisten dhe i përgjigjet Metës: Kjo është fukse, bashkë me mua kryefuksin

Rama thërret në podium patronazhisten dhe i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me debatin për patronazhistët dhe publikimin e të dhënave personale në Tiranë.

Gjatë një takimi elektoral në Pogradec, Rama tha se PS ka një rrjet të gjerë patronazhistës që mbajnë shënim, ndërsa iu përgjigj Metës, sipas të cilit shteti ka hapur 10 mijë vende pune në administratën publike, për të patronazhistët.

Po ashtu Rama komentoi edhe një foto të presidentit i cili shfaqej me një kapuç në kokë dhe për të cilin tha se është takuar me subjekte të OFL-së.

Rama thërriti në podium një .të ashtuquajtur ‘patornazhiste’ bionde, duke thënë se ajo është fukse bashkë me të

Sot kur po vija këtu më çuan një mesazh të Ilir Metës, kishte mbajtur një konferencë tjetër atje me prerje. E ka kapur me këta patronazhistët.

Këtu ka patronazhistë besoj. Kjo është fukse, bashkë me mua kryefuksi. Nuk kam dashur të hyj thellë në këtë histori, ne kemi një rrjet të tërë patronazhistës. Janë qelizat vitale të PS.

Që ne kemi në të gjithë territorin këtë rrjet që komunikon me njerëzit, që mbajnë shënime, e kemi për nder. Por që ne nuk e kemi atë që këta ekspozojnë kjo nuk diskutohet. Ilir Meta thotë se janë përhapur të dhënat, po kush i përhapi të dhënat, ne. Së pari të dhënat tona janë shumë të ndryshme nga ato që kanë dalë. Kush përhapi?

Nuk e di Ilir Meta që nga viti 2009 kur rreshter Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm e gjithë databaza e gjendjes civile ka dalë dhe është në internet. deri para 2-3 vitesh blihej. Carlo Bollino bëri një investigim, e bleu.

Patronazhistë tanë nuk i kanë këto të dhëna. Ku duan të dalin këta? E kishin kapur me një foto me kapuç, dielli shkëlqente, presidenti me kapuç atje. Natyrisht se kur takon subjektet e OFL do vësh dhe kapuç, se ai është i bindur që e kanë kapur patronazhistët. As s’kanë punë fare me të. Patronazhistët nuk kanë kohë për të humbur me Ilir Metën”, tha Rama ndër të tjera.

Reagimi i Metës:

Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të "rehatuar" kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë", shkruan Meta në Facebook. Ai shtoi se 25 prilli, është referendum popullor kundër "fuks-shtetit.

 

Të fundit