Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thirrje të investohet në bonot e thesarit, çfarë janë dhe rreziku kur inflacioni është i lartë

Rama thirrje të investohet në bonot e thesarit, çfarë

Në kushtet e rritjes së vazhdueshme të normës bazë të interesit si pasojë e inflacionit të lartë në vend, qeveria shqiptarë iu bëri thirrje qytetarëve që të investojnë në bono thesari dhe obligacione.

Çfarë janë bonot e thesarit

Bonot e thesarit janë instrumente borxhi nëpërmjet të cilave qeveritë marrin hua nga publiku. Si çdo huamarrje kuptohet që edhe kjo formë krijon një raport dypalësh. Qeveria nga njëra anë dhe publiku nga ana tjetër.

Në çdo raport secili nga palët realizon interesat e veta. Qeveria siguron fonde (krijon borxh) me të cilat kryen një pjesë të shpenzimeve të nevojshme, si dhe për huadhënësit, të cilët për huan që japin marrin një interes të caktuar. Blerësit më të mëdhenj të bonove të thesarit në Shqipëri janë bankat e nivelit të dytë.

Investimi në bono, sa është rreziku real

Rrezikshmëria e investimit në bonot e thesarit vjen nga ulja e vlerës reale të fitimit nga rritja e inflacionit ose rënia e vlerës së lekut kundrejt valutave të huaja. Duke marrë parasysh se inflacioni në Shqipëri këto kohë ka arritur në nivele rekord, edhe rreziku është rritur. Ky efekt mund të konstatohet qartë në rritjen e yield-et, që janë edhe instrumenti i borxhit më frekuencën më të shpeshtë të emetimit.

Në më pak se tetë muaj, yield-i i të njëjtave instrumente në rihapje është rritur me 4.37 pikë ose 132% në raport me ankandin fillestar. Kjo dëshmon qartë përmasën e madhe të rritjes së normave në tregun e brendshëm financiar.

Kushtet për ankand

Që një individ apo një institucion të marrë pjesë në ankandin e bonove të thesarit duhet që të paraqesë një vërtetim nga banka apo edhe institucione të tjera të lejuara me ligj, ku të shprehet se subjekti ka bllokuar një shumë të caktuar fondesh për blerje të bonove të thesarit (minimumi 300 mijë lekë).

Ndërsa individët që kanë planifikuar që kursimet e tyre t'i investojnë duke blerë bono thesari në një nga sportelet e bankave tregtare që ofrojnë këtë shërbim, kufiri për të investuar duhet të jetë mbi 300 mijë lekë.

Për shërbimin që e ofron banka në këtë drejtim duhet të paguhet një komision që varion nga 1000 deri në 3000 lekë. Me këtë vërtetim subjekti mund të paraqitet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri ose pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë për të marrë pjesë në ankandet e bonove të thesarit.

Kur personi nuk ka njohuri lidhur me bonot e thesarit, pranë sporteleve të bankave mundet të marrë edhe asistencën e nevojshme që kërkohet për të marrë pjesë në ankand. Aty individi plotëson edhe një kërkesë, në të cilën specifikohet periudha e kohës për maturim të bonos së thesarit.

I gjithë procesi i shitjes së bonove të thesarit është i hapur dhe publiku informohet për datën e zhvillimit të ankandeve, shumat për të cilat ka nevojë qeveria, periudhat e maturimeve të bonove të thesarit etj.

Të fundit