Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Tirja nuk ishte meteor që ra nga qielli, fenomeni i ryshfetit duhet të baltoset

Rama: Tirja nuk ishte meteor që ra nga qielli, fenomeni i ryshfetit duhet

Gjatë prezantimit të buxhetit per vitin 2022, kryeministri Edi Rama u ndal te një temë që është prekur për vite dhe që shpesh është konsideruar edhe si problem për sistemin e shëndetësisë. Ryshfetet në këmbim të kujdesit shëndetësor.

Rama deklaroi se sot nuk ka asnjë rast që ambulanca mos t’i përgjigjet kërkesave të çdo qytetari. Kryeministri preku edhe fenomenin ‘Tire’, duke theksuar se ‘nuk ishte metor i rënë nga qiell’ e se i përket një kategorie të caktuar në brendësi të sistemit shëndetësor. Rama nënvizoi se lufta kundër korrupsionit në radhët e bluzave të bardha, do të vijojë.

“Sot nuk del dot njeri të thotë i telefonova urgjencës dhe nuk më erdhi. Po e tha emrin dhe mbiemrin, shkohet në kompjuter, gjendet dhe i tregohet se kur ka shkuar autoambulanca tek dera e vet. Kjo është diçka që të tjerët në shumë vende e kanë por për ne ishte e paimagjinueshme. Thënë të gjitha këto, nuk diskutohet që dhe duhet përmendur që të mos merret mësysh që “Tirja” doli nga ky mjedis, ashtu sikurse nuk diskutohet që Tirja nuk ishte meteor që ra nga qielli, por i takon një kategorie të caktuar brenda sistemit. Ama 2 gjëra ka të sigurta, e para shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve nuk i përkasin asaj kategorie dhe ajo kategori do të vijë vit pas viti duke u tkurrur. Duhet të jetë e qartë për të gjithë qytetarët që shajnë në bllok. Nuk janë njësoj, askund nuk janë të gjithë njësoj, asnjëri nuk i ngjan tjetrit. Në vend që të thonë pas pilafit se unë i dhashë lek këtij e atij, të thonë unë nuk paguaj dhe të rrinë aty e të vënë kujën e të sjellin dynjanë e tërë dhe të shikojmë pastaj, fitojnë ata apo fiton Tirja. Por nuk mund të jetë kështu që fenomeni i ryshfetit u luftoka vetëm nga lart dhe për ryshfetin e Tires duhet të baltoset jo gjithë ushtria e mbrojtësve të jetës, por bashkë me ta edhe gjithë çka janë deri tek unë apo te më i fundit fare kudo që të jetë. Nuk shkon”, deklaroi Rama.

 

Të fundit