Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon arsyen pse u zgjodh Bajram Begaj kandidati zyrtar për president të republikës

Rama tregon arsyen pse u zgjodh Bajram Begaj kandidati zyrtar për president

Kryeministri Edi Rama deklaroi para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së PS se Bajram Bejaj, shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura është kandidatura zyrtare e PS për presidentin e ri të republikës.

I pyetur nga mediat pse u zgjodh Begaj, Rama tha se ai është shëmbëlltyra e normalitetit të qytetarisë, ndaj shërbimit të njerëzve.

Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti e asaj qytetarie, e atij sensi ndaj shërbimit të njerëzve që ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një ndër kandidaturat e propozuara nga grupi i PS. Unë nuk kam qenë një nga propozuesit.

Ishte një diskutim tërësisht i hapur me një frymë pozitive dhe sens përgjegjësie gjë që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen keq që shumë njerëz brenda PS duke nga Sekretari i Përgjithshëm u zhgënjyen pozitivisht”, tha Rama.

Të fundit