Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon atletet që mori dhuratë dhe ironizon opozitën: Mora të majtën e bardhë dhe të djathtën e zezë

Rama tregon atletet që mori dhuratë dhe ironizon opozitën: Mora
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral në zonën e Laprakës, në Tiranë. Ai tha se sfida më madhe është kundër "atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë", referuar kështu opozitës.

Gjatë fjalës së tij Rama mbante në duar dy atlete me logon e PS, një të bardhë dhe një të zezë, të dhuruara nga një biznes shqiptar.

Ai zgjodhi të majtën të bardhë dhe të djathtën të zezë, ndërsa u shpreh se për të vrapuar i duhen të dyja këmbët.

"Nuk mora të majtën dhe të djathtën e bardhë, mora të majtën e bardhë dhe të djathtën e zezë, për të thënë që për të vrapuar duhen të dyja këmbët, për të shkuar më lart duhen të dyja këmbët, për mua sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm, jo vetëm kundër të gjithëve siç thuhet, por vetëm kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë", tha Rama

Të fundit