Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon 'kushtin' që i vendosi Erdogan për t'u bërë 'vëllezër': Dua të tregoj një episod nga takimi i parë

Rama tregon 'kushtin' që i vendosi Erdogan për t'u

Në ceremominë e zhvilluar në Laç me rastin e vizitës së Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te "vëllazëria" me presidentin turk.

Rama ka treguar takimin e parë me Erdogan, asokohe kryeministër i Turqisë dhe ka treguar se çfarë i thënë. Kryeministri shtoi se në takimin e parë, Erdogan ka qëndruar serioz dhe i ka thënë se do të bëhej vëllai i tij në momentin që Rama do të fitonte respektin e popullit shqiptar

“Kjo është një ditë e veçantë pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madhe të Shqipërisë dhe mikun tim të çmuar presidentin Erdogan. Sot dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harrura nga takimi i parë me Erdogan, i cili asokohe ishte kryeministri i Turqisë. Unë isha i ndrojtur se i njihja vetëm nga TV dhe nga TV nuk duket dhe aq i buzëqeshur.

Kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë ende nuk isha bërë kryeministër. Më thotë dëgjo këtu 'Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë zemra e popullit turk. Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por do të them vëllai atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd'. Unë jam shumë krenar që ta quaj vetën miku i presidentit Erdogan”, tha Rama.

Ky i fundit e vlerësoi Erdogan si një politikan që e mban fjalën. Rama foli dhe dyshimet e shqiptarëve që presidenti turk do e mbante fjalën dhe do t'i ndërtonte shtëpitë e shembura nga tërmeti.

“Unë i thash se kjo nuk do të ndodhi, jo vetëm sepse Turqia i ka mundësitë që njëkohësisht t’i bëjë të dyja, por edhe nëse nuk do i kishte mundësitë, Erdogan nuk do e linte punë për të mbajtur fjalën këtu, dhe të shkonte ta bëtë atje", tha Rama.

 

Të fundit