Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon mesazhin e Kurtit, ironizon opozitën: Në NATO na futi Amerika, me Dash Shehin të zë rakia nga televizori

Rama tregon mesazhin e Kurtit, ironizon opozitën: Në NATO na futi
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tregoi mesazhin që i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me vaksinimin anti-Covid. Ai tha se Kurti i ka kërkuar që Shqipëria të vijojë të ndihmojë Kosovën me vaksinimin e mësuesve. Më herët, mjekë nga Kosova janë vaksinuar në Kukës.

“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit. Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës”, tha Rama.

Gjatë takimit me fermerët në Rrogozhinë, ky i fundit Rama komentoi edhe deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha për anëtarësimin në NATO. Ai tha se nuk ishte PD që e realizoi, porAmerika.

Rama ironizoi edhe aleatët e së djathtës si Fatmir Mediun dhe Dashamir Shehin.

“Nuk i njihni ju këta. Nuk e njihni Fatmir Mediun dhe Dash Shehin që edhe nga televizori të zë rakia. Tym Idrizin e njihte. Nard Ndokën sigurisht që e njihni. Apo Gridaren që e keni në këtë zonë.

 Vetëm bërtet dhe shajnë dhe vetëm mallkojnë. Është koha për të qëndruar drejt. Është koha për të marrë vendim nëse do i çojmë deri në fund punët që kemi nisur apo të shkojmë prapë në gropë. Ju ka ngelur goja ju futëm në NATO. Në NATO na futi Amerika ne nuk na futën këta", tha Rama.

Të fundit