Flash News

Ditari i Maxhorancës

Prapaskenat e zgjedhjes së kandidatit për president, Rama: Pse u përjashtua emri i Fatos Nanos dhe deputetët e vetëofruar

Prapaskenat e zgjedhjes së kandidatit për president, Rama: Pse u

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur prapaskenat se si u bë përzgjedhja e Bajram Begajt si kandidati për president të republikës.

Gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, për të siguruar firmat e nevojshme për të mbështetur kandidaturën Begajt, pasi që të depozitohet në Kuvend duhen të paktën 20 firma të deputetëve, Rama tha se kishin përjashtuar emrat politikë, si edhe ata që vinin nga Partia Socialiste, pasi sipas tij, tashmë PS duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

Mes tyre, Rama përmendi edhe emrin e ish kreut të PS, Fatos Nano.

“Patëm tre drejtime të përcaktuara për profilet prej propozimeve të bëra.

Një drejtimin e parë ishin të vetëpropozuarit në grupin parlamentar, por që u përjashtuan menjëherë.

Drejtimi i dytë ishte drejtimi që adresonte mundësinë për kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit të PS, por që kanë një kontribut domthenës në jetën e partisë, që nga kryetari i partisë Fatos Nano dhe me radhë të tjerë për të cilët kemi respektin më të madh, por përsëri për arsyet e thëna publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përzgjedhjes sepse në këtë fazë PS ka barrën të jetë partia e të gjithëve.

Kështu rezonuam te grupi i tretë, ku grupi kishte vënë në funksion të këtij procesi 26 kandidatura me gra dhe bura të nderuar, me profile të ndryshme, që nga profilet e jetës publike e akademike deri te drejtimi që vinin nga anë të tjera politike.

Pas diskutimit, duke ruajtur respekt për të gjithë personat, pavarësisht se mbledhja ishte e mbyllur, u ruajt respekti për të gjithë personat që dhe pa dijeninë e tyre fare ishin përfshirë në atë diskutim. Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për t’u shoshitur pastaj konsensualisht duke dëgjuar me vëmendje ato që u thanë , konsensualisht u arrit në konkluzionin që të vinim sot në grup  dhe të propozonim këtë kandidaturë”, tha Rama.

 

Të fundit