Ditari i Maxhorancës

Rama u tregon të rinjve shembullin e suksesit të Leonel Mesit: Të gjithë qeshnin me të, por e realizoi ëndrrën

Rama u tregon të rinjve shembullin e suksesit të Leonel Mesit: Të

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të rinjtë në Burrel. Ai i motivoi të rinjtë duke ju thënë se çdo ëndërr e parë me sy hapur mund të bëhet realitet, ashtu si dhe fitorja me 25 Prill. Rama mori si shembull Leonel Mesin, i cili nuk u dorëzua kurrë dhe bëri të mundur ëndërrën e tij.

 “Ju e njihni kush është Leo Messi. S’ka njeri që nuk e njeh se kush është Leo Messi. Messi kur ishte i vogël thoshte unë do luaj në “Camp Nou” dhe të gjithë qeshnin, se Leo Messi kishte një sëmundje në gjendrën e hipofizës dhe nuk zgjatej. Kishte shumë talent, por fizikisht e kishte të pamundur që Leo Messi do të bëhej Leo Messi. Kur e morën me skuadrën e më të vegjëlve dhe filluan ta trajtohej me ilace.

Leo Messi u bë Leo Messi sepse e pa me sy hapur ëndrrën e vet dhe pati të gjithë vendosëmërinë dhe kokëfortësinë që ti shkonte në fund ëndrrës që e pa me sy hapur. Besojeni cdo ënderr që shikoni me sy hapur dhe mateni mirë forcat.

Çdo ëndërr që shikon me sy hapur mund ta realizoj, por mes asaj ëndrre me sy hapur dhe teje është mes nje deti. Në det i tërë për të ecur në këmbë, duhet të përballesh me lloj lloj qënjesh. Po nëse thua “jo nuk ka unë do arrij atje” atëherë do të arrish. Nese ne themi se me 25 prill “jo nuk ka, nuk ka”, nëse ne vendosim karakterin tonë si garanci atëherë të jeni të sigurt që Shqipëria do të bëhet”, tha Rama.

 

Të fundit