Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ultimatum kontrollorëve të Rinasit: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk gjen më vend në Albcontrol

Rama ultimatum kontrollorëve të Rinasit: Kush nuk kthehet në

Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar një thirrje kontrollorëve ajrorë që të braktisin sipas tij ‘rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht’.

Në një status në twitter, kryeministri me ultimatum ndaj punonjësve të cilët kanë pezulluar punën prej ditës së djeshme për shkak të uljes së pagave, shkruan se kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht!

Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan kryeministri.

 

Të fundit