Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama video-mesazh elektoratit gri: Tifozllëkun, indiferencën, largoi njëherë!

Rama video-mesazh elektoratit gri: Tifozllëkun, indiferencën, largoi

Mëngjesin e kësaj të diele kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një video-mesazh elektoratit gri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në fokus të video-mesazhit është Shkodra e cila njihet si një bastion i të djathtës, dhe kryesuesja e listës së PS-së në këtë qark, Edona Bilali. 

“Mjaft mendove për të tjerët e zeza t’zot! Shiko pragun, ku ke lerë, si do jetë mot? Tifozllëkun, indiferencën, largoi njëherë! E dona Shkodër locen më fort! Voto me nderë!” - është një pjesë e tekstit në video pasi i cilëson shkodranët si kokëfortë.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Mirë mëngjes. Kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt Shqipërinë. Ditë të mbarë”.

Të fundit