Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vlerëson procesin e votimit: Duhet të dalë e fituar Shqipëria, jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë

Rama vlerëson procesin e votimit: Duhet të dalë e fituar

Pas përfundimit të procesit të votimit, kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si ditë të qetë dhe qytetare.

Gjatë një prononcimi për mediat, Rama kërkoi që kështu të vijojë edhe numërimi. Sipas tij, duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë vendin.

U them socialistëve se votat janë në kuti, tani duhet të dëgjojmë popullin, detyra jonë dhe e çdo numërues, vëzhguesi në çdo qendër numërim është që me përgjegjësin më të lartë qytetarë të kontribuojë për të numëruar korrekt votat në kuti.

Hamendjet sondazhet, exit pollet pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse i përkasin parashikimeve para ndeshjes.

Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultati ndeshjes.

Ju lutem përqendroheni në detyrën tuaj dhe falënderim nga zemra për të gjithë patronazhistët që kanë bërë një punë mbresëlënëse dhe e dinë më mirë se kush ka votuar, kush s’ka votuar dhe duke qenë se në zonat e tyre janë të bindur për rezultatin e punës dua të siguroj se të bindur janë edhe tjerët në gjitha zonat.

Është momenti për rrjetin e patronazhistëve të pushojnë, nesër dielli do lindë përsëri, Shqipëria do buzëqeshë.

Ajo që dua të theksoj , nuk duam thjeshtë rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri , por siç ishte kjo ditë kaq e qetë dhe qytetare falë mirësjelljes demokratike të gjithëve, duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi dhe duhet të dale e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë vendin”, u shpreh Rama.

Të fundit