Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama voton në Surrel: Demokracia s’është sport me spektatorë, zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë

Rama voton në Surrel: Demokracia s’është sport me

Kryeministri Edi Rama ka votuar në shkollën e Surrelit në periferi të Tiranës.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, Rama pas votimit, u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në votime, duke ju kujtuar se ‘demokracia nuk është  sport me spektatorë, ndaj secili të zbresë në fushë dhe të gjuajë penalltinë e tij’.

Sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet të shprehë një opinion tjetër.

Mos ta harrojmë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe, dhe askush të mos harrojë se demokracia nuk është një sport me spektatorë, secili të zbresë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë gjuajeni penalltinë tuaj dhe në fund fitoftë më i mirë”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për ‘penalltinë’ e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili votoi më herët në Tiranë, Rama nuk preferoi të përgjigjej dhe u largua i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

 

Të fundit