Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zbardh takimin me Josep Borrell: Integrimi është çështje bllokimi, kërkova mbështetje për krizën në BP

Rama zbardh takimin me Josep Borrell: Integrimi është

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell është sot i pranishëm në Tiranë ku zhvilloi një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një konferencë të përbashkët, Rama zbardhi çështjet që ka diskutuar me Borrell gjatë takimit. Rama tha se së bashku me Borrell kanë diskutuar rreth integrimit të Shqipërisë në BE, duke shprehur gatishmëri për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Nga ana tjetër, Rama tha se ika kërkuar BE-së në rast se ka një plan mbështetës për krizën energjetike apo për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë, të mos e lenë jashtë Ballkanin Perëndimor.

“Kemi diskutuar për bisedimet të anëtarësim. Për sa më takon mua, e përsëris se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri. Folëm për çështjen e çeljes së bisedimeve. Unë mbetem aty ku kam qenë edhe më parë që kjo është një çështje e KE dhe BE. KE në mënyrë të përsëritur e ka thënë që Shqipëria duhet të ulet në tryezë. KE nuk ka arritur dot ta bëjë këtë për shkak të një bllokimi të MV nga Bullgaria. Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezën e bisedimeve sapo të hapet drita jeshile. Sa më parë ta bëjnë që në nderin e tyre është sepse po kalon shumë kohë duke mos mbajtur premtimet. Por ne e kuptojmë që nuk është çështje vullneti i BE, është çështje bllokimi mes RMV dhe Bullgarisë. Presidenca franceze duhet ta bënte në qershor është mirë ta bëjë. Nuk presim asnjë sekondë per të vazhduar të njëjtat punë që kemi bërë dhe që na afrojnë gjithmonë e më shumë me standardet e BE. Fola me përfaqësues e Lartë të BE që nëse BE do të ketë një plan për të mbështetës qoftë për përballimin e krizës energjetike, që është pjesa më e rëndë, qoftë për përballimin e pasojave të tjera të luftës, të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë siç e lanë për skemën e vaksinave. Nga ana tjetër të nxitohet mundësisht edhe projekti i korridorit të 8, që është prej disa kohësh në tryezë por në këto kushte bëhet edhe strategjik në aspektin e një korridori sigurie”, tha Rama.

Të fundit