Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi evropian, Rama bën ironi: S’ka krushk që anulon dasmën, jemi në dashuri me Evropën

Integrimi evropian, Rama bën ironi: S’ka krushk që anulon

Kryeministri Edi Rama u ndal te çështja e çeljes së bisedimeve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse BE nuk e jep dritën jeshile, Ram ironizoi duke thënë se Evropa “do të detyrohet të martohet me Shqipërinë”.

Kryeministri tha se nuk mjaftojnë vetëm deklaratat miqësore nga blloku, por do të duhen hapa konkretë dhe përgatitjet për tryezën e bisedimeve. Rama rikonfirmoi se Shqipëria është e gatshme të ulet, mjafton që BE të gjejë kohën për t’ia garantuar një datë bisedimesh.

“Nuk e di këtë traditën shqiptare se anulojnë dasmën se nuk e lënë krushqit të vijë, se zakonisht dasma shqiptare bëhet në marrëveshje me nusen jo në dakordësi mes të martuarve. Po këtu s’ka krushk që anulon dasmën se jemi në dashuri të madhe me Evropën. Forca e dashurisë bën që ne të jemi gati për t’u martuar. Nuk mjafton vetëm të thonë ju duam shumë, po s’kemi kohë të flasim bashkë. Se flitet për bisedime për anëtarësim, pra bisedime për martesë. Deklaratat e dashurisë i kemi marrë dhe do t’i marrim dhe i meritojmë se jemi për t’u dashur. Flas për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por përgatitjet për martesë siç kemi bërë më parë nuk do t’i bëjmë më se këta nuk kanë kohë të martohen në këtë moment. Kur ta gjejnë kohën ne gati jemi po nuk do të ketë muzikë do jetë një martesë e konsumuar pa u martuar akoma. Këta do të detyrohen të martohen me ne s’kanë ku shkojnë”, u shpreh Rama.

Të fundit