Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar

Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje

Kryeministri Edi Rama ka zbërthyer ftesën e tij ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha për bashkëpunim pas 25 prillit, me kusht që të largohet nga ish kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

I ftuar në Vizion Plus, Rama pyetet se ç’nënkuptonte kjo ftesë, nëse kishte të bënte me një qeverisje të përbashkët për disa objektiva, apo bashkëpunim i zakonshëm qeveri-opozitë.

Sipas Ramës, nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar, ndërsa kujton marrëveshjen e 2017-ës.

“Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar, fillohet me bashkëpunim të strukturuar ku secilit bën detyrën e tij karshi njerëzve.

S’kanë lidhje me indulgjencat. Historia është pak më ndryshe se zgjedhjet në 2017 u bënë në qershor, rezultati doli e spati kundërshtime. Komisionerët firmosën, ata që humbën shkuan me pushime e unë vazhdova punën.

Kur erdhi vjeshta debati brenda PD u kthyer kush është më i fortë kundër Ramës dhe Basha në parlament filloi avazin e vjetër. S’u krijuar për të bërë atë që ishte thelbi i marrëveshjes.

Ajo nuk kishte lidhje fare me sa vende pune donte Basha në qeveri, apo nëpër drejtori. I thashë mund të marrësh gjithë qeverinë, vec kryeministrit.

C’kishte marrëveshja pas zgjedhjeve?

I kam thënë qartë se kush fiton qeveris, humb bën opozitë. Shqipëria nuk merret nëpër gojë në gjuhët të huaj, ambasadorët nuk kanë më punë mes nesh. Kush është kryeministër e kryetar opozite komunikojnë për çështjet e rëndësishme se scili vazhdon punën”, tha Rama.

Të fundit