Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “zbulon” pas 12 vitesh: Prefekturat s’kanë peshë, në pikëpyetje fati i tyre

Rama “zbulon” pas 12 vitesh: Prefekturat s’kanë

Në prezantimin e Albana Koçiut si ministre e Brendshme, Rama bëri një zbulim që për 12 vite siç duket, nuk e kishte kuptuar ende.

Nga prezantimi i Koçiut, Rama foli për një reformë për Prefekturat, duke vënë në dyshim ekzistencën dhe dobishmërinë e tyre.

Rama tha se reformat e kanë humbur peshën e tyre dhe sipas tij reforma në fjalë, do të tregojë nëse duhen apo jo.

“Ta shikojë 360 gradë fushën e punëve të Brendshme, se ndarja është shumë e qartë, dhe në ligjin shqiptar dhe atë europian, por ligji nuk mund të mbetet në letër në këtë aspekt që po flas dhe forca e zakonit shqiptar të na imponojë të njëjtin avaz.

Po ti referohesh inventarit të politikave dhe strategjive të punëve të brendshme inventari është i plotë, madje dhe paratë e harxhuara nga donator dhe buxheti i shtetit për angazhimin e shkurtuarave janë goxha, por po të shikon veprimtarinë e përgjithshme, apo strukturave jo drejtpërdrejtë të policisë, kupton se këto strategji janë letra.

Prefekturat sot janë institucione që e kanë humbur peshën, kuptimin. Na duhet reformë për prefekturat, të cilën do ta bashkë udhëheqin ministrja e brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin vendor. Do nxjerrin konkluzion a na duhen apo jo prefekturat. Dhe nëse po, çfarë forme duhet të kenë?”, deklaroi Rama.

Të fundit